75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 14 Mars 2023 / L K

Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se pasditen e djeshme në Gjilan viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.