75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 14 Mars 2023 / AR

Detaji që zbulon se Hailey Bieber është shtatzënë?

Haliey Bieber po përflitet sërish për një shtatzëni të mundshme. Këtë herë thashethemet kanë marrë dhenë pas pjesëmarrjes së saj në “Oscars” afterparty të organizuar nga Vanity Fair.

Hailey në këtë dalje të saj kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi të ngjitur pas trupi, i cili i definonte për mrekulli linjat e saj prej modeleje.

Në një moment teksa pozonte për kamerat, ajo preku disa herë barkun, sikur donte të lajmëronte diçka. Ky gjest i saj bëri që aludimet që ajo është shtatzënë të pushtonin rrjetin sërish.


Edhe më herët gjatë vitit që lamë pas Hailey u përfol se ishte në pritje të ëmbël. Ndonëse nuk vonoi shumë dhe doli me një deklaratë në Instagram ku shprehej: Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë.

Kujtojmë se Hailey tha për “WSJ. Magazine” në janar të 2022-shit që ajo dhe Justin nuk do të bëheshin prindër këtë vit për shkak se ata të dy janë shumë të zënë me punët e tyre. Por modelja tha se ata mund të përpiqen në “dy vitet e ardhshme”, duke adresuar se një afat kohor është i pamundur të parashikohet.