75 Mall Live Search
20:24 / E Martë, 14 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Lindsay Lohan do të bëhet nënë për herë të parë

Lindsay Lohan dhe partneri i saj Bader Shammas do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vet aktorja për TMZ.

“Ne jemi shumë të emocionuar për ardhjen e anëtarit tonë të ri të familjes dhe mezi po presim këtë kapitull të jetës sonë”, shprehet ajo.

Lindsay dhe Bader u martuan vitin e kaluar. Ata filluan të takoheshin pak para se pandemia të mbyllte botën, dhe në nëntor të 2021 Lindsay njoftoi fejesën e tyre.