75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / L K

Komuna e Prishtinës vazhdon lirimin e hapësirave publike

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës po vazhdon çdo ditë të lirojë hapësirat publike.

Vetëm dje është liruar hapësira publike e uzurpuar në rrugën Fazli Grajqevci, pran QKMF-së se kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

“Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme është rrënuar konstruksioni  dhe është liruar hapësira publike e uzurpuar në rrugën Fazli Grajqevci, saktësisht hapësira prapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kyeqytet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/