Merret shembulli i rasteve të Limajt dhe Haradinajt për pretendimin e lirimit të Kadri Veselit

Gjykata Speciale ka bërë publike dosjen e ish-kreuit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veselit. Me më shumë se 50 faqe, mbrojtja e Veselit ka mohuar të gjitha akuzat që i atribuohen ish-kryeparlamentarit.

Në dosjen e publikuar në media, avokati i Veselit, Ben Emmerson, ndalet në detaje tek të gjitha pretendimet e Prokurorisë. Ai ka sqaruar në detaje pozicionimin e Kadri Veselit në Shërbimin Informativ të Kosovës.
Më tej, avokati Ben Emmerson ka përmendur gjykimet ndaj Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt, si dëshmi që ka nuk kanë mundur të gjenden prova për zinxhirin komandues.
Sipas mbrojtjes, është e pamundur të vërtetohet se Kadri Veseli të jetë i përfshirë në ndonjë prej krimeve që pretendon Prokuroria e Specializuar, dhe kjo do të vërtetohet gjatë procesit gjyqësor. /Indeksonline/