75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 16 Mars 2023 / B O

Xhaka e Shaqiri me 25 mars do luajn në Serbi, në ndeshjen Zvicër-Bjellorusi

Ftesat e Murat Yakin i janë konfirmuar edhe Xhakës e Shaqirit për ndeshjen Bjellorusi-Zvicër.

Ndeshja do të luhet me 25 mars në Novi Sad, pasi që Bjellorusia nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës.

Prania e Shaqirit në fushë është ende në dilemë për shkak të një dëmtimi muskular që ka pësuar së fundi.

Xhaka e Shaqiri janë dy lojtarët më të urryer në Serbi ngase e kanë eliminuar këtë shtet dy herë nga Botërori./Indeksonline/