Sachi përjashton dy skuadrat italiane nga shanset për triumf në Champions League, e favorizon njëren

Tri ekipe në çerekfinalet e Championsit, Italisë i mungonin prej 17 vjetësh. Sipas Arrigo Sakit, momenti për të avancuar duket i duhuri pavarësisht se Interi dhe Milani, ndryshe nga Napoli, nuk e bindin.
“Interi ka vlera individuale që janë dukshëm më të larta se ato të Napolit dhe Milanit, por vlera kolektive i bën ata inferiorë. Shanset më të mëdha nga skuadrat italiane i ka Napoli. Milani e Interit mund të avansojnë vetëm nëse kanë fat në short” ka thënë Sachi./Indeksonline/