75 Mall Live Search
09:29 / E Premte, 17 Mars 2023 / k.v

Katër burra arrestohen në flagrancë duke u marrë me prostitucion në Pejë

Katër burra janë arrestuar në flagrancë mbrëmë në Pejë duke u marrë me prostitucion, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se janë hapur dy raste ku në të dyja rastet janë arrestuar nga dy persona duke u marrë me prostitucion.

MARRJE ME PROSTITUCION:

·         Pejë 16.03.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

·         Pejë 16.03.2023 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.