75 Mall Live Search
20:05 / E Premte, 17 Mars 2023 / Gj. Sh

I jepet lamtumira e fundit futbollistit që vdiq nga termeti në Turqi

Tërmeti katastrofik që goditi Turqinë muajin e kaluar la pas shumë viktima. Mes tyre ishte edhe lojtari i Hatyaspor, Christian Atsu. Ganezi u gjend i pajetë pas 12 ditëve nën rrënoja ndërsa së fundmi ai u përcoll për në banesën e fundit.

Një ceremoni e cila u mbajt në vendlindjen e tij teksa u zhvillua sipas traditave afrikane ndërsa nuk mungonte edhe presidenti i Ganës Akufo-Addo.

Në ceremoni nuk mungonin edhe shumë futbollistë apo ish-futbollistë të famshëm mes të cilëve dallohej Emmanuel Adebayor, Sulley Muntari apo edhe Asamoha Gyan. Në karrierën tij, Atsu ishte aktivizuar edhe në Premier League ku ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Chelsea, Neëcastle apo Everton.