Takimi Kurti-Vuçiq, në “villën e famshme të Titos”

Takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, do të mbahet në villën Biljana në Ohër.
Por, cila është historia e kësaj vile të famshme?
Në epokën post-jugosllave, Biljana filloi të shfrytëzohej nga politikanët në Maqedoni, raporton Indeksonline.
Ndërsa, sot, vila është në pronësi të qeverisë dhe Presidentit të Maqedonisë, shtetarët e të cilit e përdorin si vilë të tyre personale verore (ndërsa përdoret edhe për mysafirë të përfaqësuesve të lartë dhe diplomatikë).
Duke qenë se vila përdoret për të strehuar politikanë të rangut të lartë të qeverisë, hyrja është rreptësisht e ndaluar për publikun dhe kjo vilë ruhet gjatë gjithë kohës..
E pozicionuar në një shkëmb me pamjen më të bukur të liqenit fantastik të Ohrit, Villa Biljana ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos. /Indeksonline/








