Reagimi i Messit kur pa se Kim po shihte PSG kundër Rennes

Ylli televiziv Kim Kardashian ka qenë e pranishme në ndeshjen e ligës së Francës, PSG-Rennes.
Festa kishte një të ftuar special pasi në fillim të takimit kamerat shkuan tek Kim Kardashian, transmeton Indeksonline.

Ajo vizitoi Parc des Princes për të parë Lionel Messin dhe Paris Saint-Germain.

Gjatë transmetimit televiziv, kamerat u drejtuan nga Lionel Messi, i cili duket se ia kishte ngulur sytë modeles për disa sekonda, në momentin kur ajo zbriti në fushë para së të shkonte në zonën e VIP-ave./Indeksonline/

