Manchester City bën ofertë zyrtare për supertalentin kroat

Manchester City ka dërguar ofertë zyrtare për supertalentin kroat, Luka Vuskovic. City ka nisur ofertë 10 milionë euro për Vuskovic dhe 2 milionë euro të tjera t’i paguaj në formë bonusesh.

Vuskovic është vetëm 16 vjeçar por që ka filluar të zë vend në formacionin e Hajdukut.

Vuskovic ka nënshkruar së fundmi marrëveshje bashkëpunimi me njërin nga menaxherët më të fuqishëm në botë, Pini Zahavi, dhe kjo ofertë është e para që i ka ardhur klubit të Splitit përmes Zahavit./Indeksonline/
