Falimentimet e disa bankave amerikane/ Sharon Stone zbulon se ka humbur gjysmën e pasurisë së saj

Gjatë një aktiviteti bamirësie, aktorja amerikane, Sharon Stone, ka treguar se kishte humbur një pjesë të madhe të pasurisë, për shkak të krizës financiare që aktualisht po prek disa banka amerikane.
Pa përmendur drejtpërdrejt emrat e bankave të prekura, ylli amerikan foli për këtë gjë, transmeton Indeksonline.
Pasuria e saj vlerësohej në 50 milionë dollarë, raportojnë Midi-Libre dhe BFMTV.
Aktorja 65-vjeçare theksoi se ishte “akoma e fortë” pavarësisht kësaj “periudhe jo të lehtë” dhe bëri thirrje për donacione për të ndihmuar në luftën kundër kancerit të gjirit./Indeksonline/