75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Selmanaj: Qeveria Haradinaj po mburret me punën e Qeverisë Mustafa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se qeverisja Haradinaj, është e dështuar dhe sipas tij Kryeministri Haradinaj po mburret me vendime dhe punë të cilat janë realizuar nga qeverisja e kaluar.

Këto komente, Selmanaj i dha sot në Info Magazine të Klan Kosovës, ndërsa shtoi se ka një paradoks me situatën e krijuar në Kosovë.

”Vlerësimi ynë është shumë me vend. Kemi analizuar dhe deri tani kemi ardh në përfundim se kjo qeverisje është e dështuar. Sepse mënyra se si është ndërtuar kjo qeveri është një klub njerëzish”.

”Krejt cka kemi parë është që ai mburret me ato që kanë ndodhë, me marrëveshjen e fundit për kontratën”.

”Por mos të harrojmë se këto marrëveshje ishin punë e Qeverisjes Mustafa. Të gjitha këto janë suksese të qeverisjes së kaluar”.

”Cka ka qenë e arritur më e madhja e kësaj qeverie është se nuk po i dihet fundi i zëvendësministrave”.

”Ka një paradoks me situatën se cfarë ndodh në Kosovë. Skemi filluar ende me pastrimin e listave”.

”Cka ndodhë me demarkacionin është një paradoks i llojit të vet”.

”Qeveria e voton dhe paraqet një dokument në kuvend që është jorelevant. Një rekomandim që ne na ka ardh në Kuvend thotë të aprovohet marrëeveshjen”.