75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / mp

Një person sulmon policinë në pikëkalimin kufitarë me Serbinë


Një person ka sulmuar fizikisht policinë në pikëkalimin kufitarë me Serbinë, ngjarja ka ndodhur të martën dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të mërkurën.


“I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/.