Aksidentohet ylli i Hollivudit

Legjenda e Hollywood-it, Dick Van Dyke, ka pësuar një aksident me makinë.
97 vjeçari u përplas në një portë duke e humbur kontrollin, transmeton Indeksonline.
Burime për TMZ thanë se ai kishte gjakderdhje nga hunda por që ai nuk pranonte të shtrihej në spital.

Ai u tha oficerëve se vetura kishte rrëshqitur në rrugë të lagshtë dhe pastaj u përplas.
Oficerët kanë thënë se droga dhe alkooli nuk janë shkaqet e këtij aksidenti./Indeksonline/
