Ish- ministri ironizon me punën e qeverisë Haradinaj
Ish-ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani ka ironizuar me punën e qeverisë Haradinaj.
Sipas tij, qeverisë aktuale duhet me ja dhënë dorën për këto punë:
“Me PR-in e mirë, ka arritur “HIQIN ” ta shes mjaft shtrejt, kush nuk ka guxu me i protestu a gjuajt me gurë e gaz për të njejtat problematika t’para tri viteve, ka amortizu “aktivitetet” sindikale përkundër premtimeve të pa përmbushira, ka thy rekorde në emrime!”, ka shkruar Rrahmani.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Qeverisë aktuale duhet me ja dhënë dorën për:
– me PR-in e mirë, ka arritur “HIQIN ” ta shes mjaft shtrejt!
– kush nuk ka guxu me i protestu a gjuajt me gurë e gaz për të njejtat problematika t’para tri viteve
– ka amortizu “aktivitetet” sindikale përkundër premtimeve të pa përmbushura
– ka thy rekorde në emrime!
Mjaftueshëm për njēqinditëshin!