Arrestohet Vilson Ukaj, ishte në arrati pasi tentoj të dhunojë një familjare 15 vjeçare!

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për një rast të rëndë në Dobrushë të Istogut ku një person, tentoi të dhunojë mbesën e tij 15 vjeçare.
I dyshuari Vilson Ukaj, dyshohet për të kaluar kriminale, për veprat penale si vjedhje dhe posedim të narkotikëve.
Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se sot ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në anën tjetër, viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit për punë sociale, psikologut dhe mbrojtësit të viktimave.
Ky është njofitmi i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës:
Më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, Nё stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me viktimёn ( e mitur), e cila deklaron se me datё 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunoj.
Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, Psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.
I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari.
Pas intervistimit nga Hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё.