Xhaka paralajmëron Bjellorusinë me një postim nga Serbia

Granit Xhaka aktualisht po qëndron në Serbi, aty ku sonte kombëtarja e Zvicrës do të luaj kundër Bellorusisë.
Ndeshja do të zhvillohet në qytetin e Novi Sadiut më fillim nga ora 18:00, dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian ”EURO 2024”, shkruan IndeksOnline.
Xhaka mbrëmë kishte arritur në Serbi, ndërsa sot ka postuar një fotografi në profilin zyrtar ku paralajmëron ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Futbollisti i Arsenalit gjatë arritjes në Serbi, ishte nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe, pasi kishte dyshime për rrezikshmërin e tij.
Xhaka kishte disa incidente në ndeshjen kundër Serbisë, në Kupën e Botës ”Katar 2022”, dhe është i urryer dhe i akuzuar për provokime nga tifozët serb./IndeksOnline/