Spanja i nis mbarë kualifikimet, mposht Norvegjinë

Spanja e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën kualifikuese për Euro 2024.
Spanjollët mposhtën Norvegjinë me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë, shkruan Indeksonline.
Golat në këtë ndeshje i shënuan Olmo (13’) dhe dy Joselu (84’ dhe 85’).
Me këtë fitore, Spanja merr kryesimin në grupin A me 3 pikë aq sa ka edhe Skocia. /IndeksOnline/