75 Mall Live Search
23:28 / E Diele, 26 Mars 2023 / C E

Dembele rikthehet në stërvitje te Barcelona, zbulohet se kur do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur

Ousmane Dembele është rikthyer së fundmi në stërvitje, teksa po vazhdon me fazën e rikuperimit nga lëndimi.

Sulmuesi francez nuk është paraqitur në ndonjë ndeshje që nga 29 janari i këtij viti.

Pavarësisht se Xavi më herët pranoi se nuk ka vendosur ndonjë afat kohor për rikthimin e tij, pasi nga klubi duan t’ia lehtësojnë fazën e rikuperimit, Dembele tani duket gjithnjë e më afër rikthimit në fushën e gjelbër.

Sipas “Marca”, 25-vjeçari pritet të jetë gati për të luajtur në gjysmë të muajit të ardhshëm.

Ndeshja kundër Atletico Madridit, më 23 prill, shihet si data më e mundshme për të parë Dembelen sërish në aksion.