75 Mall Live Search
13:23 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / Gj. Sh

Ancelotti konfirmon interesimin e Brazilit por do që të qëndrojë te Real Madridi

Carlo Ancelotti më në fund e ka konfirmuar se kombëtarja e Brazilit e dëshiron në postin e trajnerit.

Tekniku italian këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, transmeton IndeksOnline.

Ancelotti tha se ndihet i lumtur me interesimin e Brazilit, por theksoi se do të qëndroj në Real Madrid deri në përfundim të kontratës, pasi e do klubin.

Realiteti është se kombëtarja braziliane më dëshiron mua – dhe kjo më bën të kënaqur dhe shumë të lumtur. Nuk e njoh presidentin brazilian të FA por nëse ai dëshiron të flasë me mua, do të jem i lumtur të flas dhe ta përshëndes.Por ka kontrata dhe unë dua të përmbush dhe respektoj kontratën time sepse e dua, e dua vërtet Real Madridin.Të tërhiqesh pas punës së Real Madridit siç thashë në të kaluarën? Nuk mund ta konfirmoj ose ta them përsëri sot.Do të qëndroj këtu derisa Real Madridi të më lejojë. Nuk është koha të mendojmë për të ardhmen, ne mund të fitojmë tituj tani.”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/