75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 02 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Tirana dhe Erzeni ndalin lojën për të bërë iftar

Në minutën e 58 të ndeshjes Tirana-Erzeni, arbitri ndërpreu takimin në mënyrë që lojtarët me agjërim të të dyja ekipeve të hapnin iftarin.

Skuadrat kishin rënë dakord që përpara ndeshjes që të ndalonin për disa minuta, për shkak se shumë futbollistë janë duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ndeshja përfundoi 3-1 për Tiranën, që barazon në krye Partizanin.