75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 03 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Sportisti llapjan fiton ndeshjen kryesore në Kroaci, u paraqit me replikë të përkrenares së Skënderbeut

Sportisti i Mixed Martial Arts (MMA) nga Podujeva, Demahmet Sinani,ka fituar ndeshjen e radhës ne rundin e parë. Kësaj radhe ai mposhti Brazilianin Manuel Barroso.

Talenti Llapjan ka treguar performancë të jashtëzakonshme dhe qysh në ndeshjen e dytë si profesionist iu ngjarja kryesore (main event) në organizatën Kroate FNC.

Si profesionist, ai ka fituar të dy ndeshjet në rundin e parë me fitore dhe më herët ka shkëlqyer si amator në sportet e MMA, Kick Box dhe Brazilian Jiu Jitsu, duke fituar kampionate në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.

Demahmeti në këtë ngjarje u paraqit me një replikë të përkrenares së Skënderbeut dhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, gjë që shkaktoi reagime të shumta tek publiku.

Ai është tani njëri ndër yjet më të përfolur të MMA në Ballkan.