Fansat hakmerren ndaj Kiares, vazhdojnë t’i bien “followers”

Natën e mbrëmshme ka qenë një debat i ashpër mes dy banoreve, Efi dhe Kiara.
Ishin banorët si dhe opinionistët ata të cilët po e komentojnë ndryshimin e madh të Kiarës, si në të folur poashtu edhe në gjestet kundrejt të tjerëve.
Pas këtyre veprimeve, fansat të cilët iu kishin rikthyer, kanë nisur t’i bien sërish.
Prej 676 mijë ndjekës që kishte tani numëron 653 mijë ndjekës.
Kujtojmë që të nominuara për këtë javë janë Efi, Kiara, Beri, Kristi dhe Qetsori./Indeksonline/
