Johnny Depp rikthehet në Festivalin e Filmit në Kanë

Filmi “Jeanne du Barry” me Johnny Depp do të hap festivalin e Filmit në Kanë.
Lajmin e bëri të ditur organizatori i festivalit, ditën e djeshme, transmeton Indeksonline.
Ky është filmi i parë artistik me Depp në tre vitet e fundit.
Filmi do të ketë premierën botërore gjatë edicionit të 76-të të festivalit të filmit, i cili nis me 16 maj./Indeksonline/