Bislimi: Energjia e shpenzuar në veri nga viti 1999 ka një faturë, 320 milionë euro
				Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar sot para deputetëve të Kuvendit lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.
Të martën në Bruksel, Bislimi u takua me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai deklaroj se për personat e zhdukur me dhunë , është hequr një gjysmë fjali me kërkesë të palës kosovare. Ai para deputetëve deklaroj se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të palës serbe.
“Në propozimin e fundit për dokumentin për personat e zhdukur me dhunë, është larguar vetëm një gjysmë fjalie me kërkesë të palës kosovare, Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të palës serbe. Dokumenti do të bëhet publik,në momentin kur dy liderët e aprovojnë”, tha ai.
Ai ka shtuar se nuk ka garanc që Serbia të ndalojë lobimin kundër Kosovës, por që kjo nënkupton shkelje të marrëveshjes. Bislimi po ashtu ka folur edhe për çështjen e asosacionit për çka përsëriti që nuk ka të bëjë me Zajdnicën.
“Vetmenaxhmimi nuk ka asgjë të bëjë me atë që ne e kemi quajtur Zajednica”, tha ai.
Sipas tij, rreth 800 vetura janë shndërruar në targa RKS.
Sa i përket faturës së rrymës në veri, ai deklaroj se energjia e shpenzuar në veri që nga viti 1999 ka një faturë prej 320 milionë euro.
“Ka tendencë që çdo gjë të përdoret për eskalim të situatës. Energjia e shpenzuar në veri, ka një faturë prej 320 milionë euro. Elektroserveri ka pasur një gatishmëri që disa muaj ta nënshkruaj kontratën , por nuk është lejuar nga politika serbe”, tha Bislimi sot gjatë raportimit para deputetëve.
Sa i përket kishave serbe, ai e ka cituar kryeministrin Kurti të ketë thënë se qeveria serbe nuk do të mund të përfaqësoj kishën ortodokse serbe , ashtu sikurse kisha ortodokse nuk mund të përfaqësoj qeverinë. Në rast se kisha serbe është e interesuar për status të formalizuar , kisha duhet të bisedoj dhe dikutoj me qeverinë e Kosovës./IndeksOnline/

