75 Mall Live Search
11:03 / E Enjte, 06 Prill 2023 / k.v

Lista Serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Listës Serbe janë paraqitur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, pesë muaj pas betimit që bënë.

Ata ishin larguar nga seanca pas dhënies së betimit si deputetë dhe nuk ishin parë asnjëherë në asnjë seancë tjetër deri të enjten.

10 deputetët e Listës Serbe i zëvendësuan kolegët e tyre të mëhershëm të cilët kishin dhanë dorëheqje nga pozita e deputetit, pas situatës së tensionuar në veri muaj më parë.