Arrestohet një 57 vjeçar në Prishtinë, dërgohet në vuajtje të dënimit me katër vjet burg

Në një operacion të sotëm në fshatin Makovc të Komunës së Prishtinës, Policia njfoton se ka arritur të arrestojë një të dyshuar 57 vjeçar.
S. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është i dyshuari për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.