Milan arrin marrëveshje me Leaon për vazhdimin e kontratës

Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me Rafael Leaon për vazhdimin e kontratës.
Kështu ka bërë të ditur gazetari italian, MatteMoretto, transmeton IndeksOnline.
Sipas tij, klubi kuqezi ka pranuar të paguajë pjesën e gjobës prej rreth 19 milionë që lojtari duhet t’i paguajë Sportingut.
Leao në anën tjetër pritet të ketë një pagë rreth 5 milionë neto në sezon, që do ta bënte një prej futbollistëve më të paguar në klub./IndeksOnline/