75 Mall Live Search
20:43 / E Premte, 07 Prill 2023 / MSH

Franca akuzon Rusinë për dezinformim rreth pozicionit francez në luftën në Ukrainë

Franca ka akuzuar Rusinë për dezinformata në lidhje me rolin e saj në Ukrainë dhe përpjekjet për paqe. Zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Francois Delmas tha se vërejtjet e fundit mbi Francën nga Moska ishin “jashtë temës”.

Ai iu referua akuzave për “shantazh” nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova të mërkurën, të drejtuara ndaj Emmanuel Macron, i cili tha se kushdo që ndihmon Moskën në luftën në Ukrainë do të quhej bashkëpunëtor.

Zakharova tha se Macron, si president i një vendi anëtar të NATO-s e di shumë mirë se sa shumë bëri aleanca për të destabilizuar situatën në Ukrainë.

“Nëse ai i di të gjitha këto dhe ende thotë gjëra të tilla, atëherë është thjesht një zëvendësim i koncepteve, hipokrizi dhe përhapje e të pavërtetës”, tha ajo.