75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / kutia

Policia jep detaje për gjuajtën me armë në Prishtinë, vetura ishte në lëvizje…!

Është shtënë me armë në drejtim të një veture në lëvizje me ç’rast, viktima ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se sipas viktimës, i dyshuar i rastit mund të jetë një burrë me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 07.04.2023 – 23:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje. Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme”, thuhet në raport.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja gjersa i dyshuari nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

“Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur të premten e 7 prillit, para mesnatës në Prishtinë. /Indeksonline/