75 Mall Live Search
14:52 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / Gj. Sh

Arteta kërkon fitore ndaj Liverpulit

Derbi i Premierligës angleze për këtë javë luhet mesLiverpulit dhe Arsenalit.

Ndeshjaz zhvillohet diten e diel në ”Anfield” dhe nis nga ora 17:30, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta, në konferencë para ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij nuk duhet të trembet nga Liverpuli dhe kërkon fitoren.

“Ne e dimë që kemi një mundësi të madhe. Në Anfield mund të bëjmë atë që nuk kemi arritur të bëjmë për vite me radhë”, deklaroi Mikel Arteta.

“Është detyra jonë t’i përgatitim lojtarët për këto lloj sfidash. Nuk duhet të trembemi aspak”, përfundoi ai.

Aktualisht skuadra e Arsenalit është lidere në tabelë me 72 pikë, tëtë më shumë se Manchester City./IndeksOnline/