PSG dhe Marquinho arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Skuadra e PSG-së dhe Marquinho kanë arritur marrëveshje verbale për vazhdimin e kontratës.
Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti brazilian, i cili ka thënë se kanë mbetur vetëm disa detaje, shkruan IndeksOnline.
“Shpresoj se do të bëhet së shpejti, kam besim – jemi në fazat përfundimtare dhe detajet”, ka thënë Marquinho.
Kontrata e re pritet të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027./IndeksOnline/