Dukagjini mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Prishtina nuk i ka aspak punët mirë.
Skuadra nga kryeqyteti është mposhtur me rezultat 1-2 nga Dukagjini në ndeshjen e javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golat për Dukagjinin i shënuan Useini (9’ autogol) dhe Merlaku (59’), shkruan Indeksonline.
Ndërsa realizator i golit të vetëm të Prishtinës ishte Pefqeli në minutën e 26-të.
Prishtina dhe Dukagjini tani kanë pikët e barabarta me nga 38 dhe gjendet në pozitat 5 dhe 6. /IndeksOnline/