75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 10 Prill 2023 / L K

Sulmoi fizikisht një femër, dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë pasi kishte sulmuar fizikisht një femër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me rekomandim të mjekut është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë.

 Rasti është cilësuar Dhunë në Familje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe me rekomandim të mjekut kujdestar do të dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë”, njofton PK-ja, shkruan IndeksOnline.