75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 10 Prill 2023 / k.v

Hajnat depërtojnë me forcë brenda shtëpisë, vjedhin ari e para

Një person ka informuar policinë se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe kanë vjedhur stoli ari, një telefon mobil, gjësende tjera dhe para të gatshme.

Policia ka bërë të ditur se vjedhja është raportuar të dielën rreth orës 16 e 30 minuta.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./IndeksOnline/