75 Mall Live Search
18:19 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Allegri befason të gjithë: Kjo skuadër na rivalizon për titull në Serie A!

Masimiliano Allegri ka befasuar me deklaratën e tij para ndeshjes me Romën. Trajneri italian ka thënë se është pikërisht Roma skuadra që ia ka frikën më së shumti në garën për titull në Serie A.

“Roma është një skuadër me vlera sivjet. Di Francesco ka sjellur freski në skuadër duke arritur të balancoi të gjitha fazat e skuadrës. Mendoj se Roma ka më së shumti gjasa për titull pas neve, më shumë se Napoli e Interi” ka thënë Allegri./Indeksonline/