75 Mall Live Search
09:04 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / L K

Udhëtoi nga Evropa në Australi me pasaportën e shokut, kapet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi  kaloi nga Evropa drejt Australisë me pasaportën e një shoku.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se urdhër arresti ndaj tij është lëshuar në 2012 për tu kapur vetëm pak ditë më parë.

Mësohet  se 11 vite më parë, ai i kishte gjetur një vend pune në Australi. Për të shkuar në shtetin ku u punësua, ai vodhi pasaportën e një shoku dhe fluturoi drejt Australisë. Por pas kthimit të tij në Itali, autoritetet zbuluan se 59 vjeçari ishte denoncuar nga shoku në polici dhe këto të fundit e arrestuan./EA/