Qeveria ndan 287 mijë euro për delegatët e legjislaturës së vitit 1990

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 287 mijë eurove për delegatët e legjislaturës së viti 1990.
Kryeministri Albin Kurti tha se këto mjete i marrin ata që janë certifikuar me mandatin e deputetit në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit me datë 2 korrik 1990 dhe me 7 shtator 1990, e të cilët kanë mbajtur mbledhje deri në vitin 1992.
Arsyetimin për ndarjen e këtyre mjeteve e ka dhënë zëvendësministri i Financave. Resul Makreshi, i cili tha se mjetet financiare i marrin gjithë ata delegatë të vitit 1990.
Ai sqaroi se për ata që kanë ndërruar jetë kompensimin e marrin bashkëshortja ose bashkëshorti apo fëmijët deri në moshën 18 vjeç dhe nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeç.