Dalin pamjet nga sulmi fizik ndaj Valon Sylës

Gazetari Valon Syla është duke e dhënë një intervistë ku po flet për sulmin fizik ndaj tij.
Akti brutal ndaj Sylës ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë rreth orës 22:30. Për këtë, Policia e Kosovës ka identifikuar tre të dyshuarit për këtë rast, transmeton Paparaci.
Ndërkohë, në T7 janë publikuar pamjet ku shihet se Syla sulmohet nga tre persona në lokalin “Image” që gjendet në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Syla bëri të ditur se të dyshuarit e kishin përcjell qysh prej mbarimit të debatit të mbrëmshëm në Pressing të T7 e deri te hyrja në kafeteri.
Ai tregoi se ka qenë i shoqëruar me kolegët gazetarë që e kishin lënë takimin për të diskutuar tema të ndryshme.
Mes tjerash, ai theksoi se policia dhe mjekët e QKUK-së e kanë bërë një punë mjaft të mirë, për çka u shpreh edhe falënderues.