Reali pranë gjysmëfinales, mposht lehtësisht Chelsean

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
‘Mbretërit’ mposhtën në ”Santiago Bernabeu”, skuadrën e Chelseas me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Karim Benzema shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 22-të.
Golin e dytë dhe të fitores Reali e shënoi në minutën e 74-të me Marco Asensio.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 18 prill në ”Stamford Bridge”./IndeksOnline/