75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 14 Prill 2023 / k.v

Zjarri kaplon hyrjen e një objekti banesor në Ulpianë

Hyrja e një objekti banesor në lagjen ‘Ulpianë’ të Prishtinës është kapluar nga zjarri mëngjesin e së premtes.

Zjarri i madh dhe tymi ka mbuluar gjithë objektin ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e tij.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa deri në këto qaste nuk është njoftuar për ndonjë person të lënduar.

IndeksOnline ka pyetur policinë përkitazi me rastin dhe është në pritje të përgjigjes./IndeksOnline/