Dhuna në familje/ Arrestohen katër burra brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë dhe se katër burra janë arrestuar. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Podujevë dhe Viti.
Në Prishtinë një burrë është arrestuar , pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Podujevë viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Lipjan një femër ka raportuar, se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Po ashtu dhe në Viti është arrestuar një burrë për dhunë në familje, pasi që viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ai./IndeksOnline/