Ky është klubi i parë kosovar që merr ”dritën jeshile” për licencim nga MKRS

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i ka dhënë dritën jeshile klubit të Ferizajit për licencim.
Kështu ka bërë të ditur klubi i Ferizajit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, krejt kjo u bë i ditur pas një takimi që kishte presidenti i klubit Lulzim Abazi, me ministrin hajrullah Çeku.
”𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭
Në një takim të zhvilluar ditën e sotme, mes presidentit Lulzim Abazi, bashkë me përfaqësues tjerë të klubeve të Superligës, u dha drita e gjelbër për licencimin.
Presidenti Abazi e zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin Hajrullah Çeku, i cili i priti në takim dhe u interesua që të gjindet zgjidhja për tejkalimin e problemit që është krijuar tash e sa muaj.
Me këtë rast, presidenti Abazi është shprehur se gjërat po kthehen në normalitet dhe ditët e mira po vijnë. Ai i bën thirrje gjithë sponsorëve të klubit se s’ka asnjë arsye për shqetësim dhe panik.
FC Ferizaj do vazhdoj të rrugëtoj kokën lartë me sponsorët, të cilët janë promotor i ecurisë së klubit.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/