75 Mall Live Search
21:05 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / MSH

Amsterdami jehon sot nga kënga shqipe, “Duje” pritet fuqishëm në Holandë

“Duje” është duke bërë turin e saj në metropolitanet evropiane.

Albina dhe Familja Kelmendi kohët e fundit kanë qenë më pranë se kurrë me fansat e tyre, duke përformuar këngën reprezentuese të Eurovisionit në disa nga qytetet më të mëdha në Evropë.

Teksa tashmë kanë nisur ethet e garës, me Eurovisionin që po afron çdo ditë e më shumë, Albina dhe Familja Kelmendi janë duke pranuar dashuri të madhe nga fansat.

Destinacioni i tyre i radhës ishte Amsterdami, ku “Duje” u prit me brohorima dhe duartrokitje të mëdha, shkruan Indeksonline.

Se sa e ka elektrizuar skenën dhe fansat Albina, ndiqni videon e mëposhtme.