75 Mall Live Search
13:59 / E Hënë, 17 Prill 2023 / B O

Ambasadori Rohde përgëzon Pecin për ndalimin e pirjes së cigares në lokale: Ushqimi dhe birrat më të shijshme pa tym

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde duket se po e shijon ndalimin e pirjes së cigares në ambiente të mbyllura.

Për këtë vendim, Rohde e ka komplimentuar ministrin Peci.

“Është lajm i mirë. Përgëzime për ministrin Ministri Peci që ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. përmes inspektimeve të rrepta. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira pa tym duhani përreth, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë ne” shkruan Rohde në Twitter./Indeksonline/