Kurti: Zgjedhjet në veri do të mbahen, po bëjmë përgatitjet e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se të dielën do të mbahen zgjedhjet në veri të vendit. Kurti ka theksuar se po bëhen përgatitjet e domosdoshme, që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë. Ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët më drejtë vote në këto katër komuna, të dalin të dielën dhe të votojnë.
“Kur komunat nuk kanë kryetar ato nuk funksionojnë normalisht. Ne po zhvillojmë takimet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe po bëjmë përgatitje të domosdoshme që gjithçka të shkojë në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Kjo duhet të ndodh për shkak se në njërën anë kemi nevojë për legjitimitet demokratik, por kemi nevojë edhe për funksionim institucional ”, ka thënë Kurti. .
Ndërsa ka bërë të ditur se është në fushatë me katër kandidatë për katër komunat në veri.
“Unë si kryetar i levizjes “Vetëvedosje”, jam në fushatë sepse i kemi katër kandidatë tonë, për kryetar të komunave atje”, theksoi Kurti. /IndeksOnline/.