75 Mall Live Search
14:39 / E Martë, 18 Prill 2023 / S Z

Liberalizimi i vizave, Rohde: Nuk mund ta shpreh sa i lumtur jam për qytetarët e Kosovës

Pas lajmit për liberalizimin e vizave për kosovarët, ka reaguar dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Ai ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Ndërsa ka thënë se nuk mund ta shpreh se sa i lumtur është, për qytetarët e Kosovës.

”Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Viola von Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka thënë ambasadori./IndeksOnline./