“Zanatliu” e di më së miri punën e tij, Reali në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madrid ka kaluar lehtësisht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbretërit mposhtën Chelsean edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 0-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Të dy golat për Realin i shënoi Rodrygo.
Braziliani realizoi në minutën e 88-të dhe në minutën e 80-të të ndeshjes.
Në gjysmëfinale, Real Madrid do të takohet me fituesin e ndeshjes Bayern Munchen – Manchester City që zhvillohet nesër. /IndeksOnline/